Shitet në ankand rubini me ngjyrën si 'gjaku i pëllumbit', vlera e saj kap shifra marramendëse

Shitet në ankand rubini me ngjyrën si 'gjaku i pëllumbit', vlera e saj kap shifra marramendëse

08:48, 12/06/2023
A+ Aa A-

Shuma rekord prej 34.8 milionë dollarësh u dha për rubinin më të madh të shitur ndonjëherë në ankand. Perla e bukur me peshë 55.22 karat është shitur javën që kaloi dhe është guri më i vlefshëm i këtij lloji.

Kompania kanadeze “Fura Gems” ishte ajo që nxori në shitje perlën e çmuar, e cila u gjet brenda një prej minierave në Mozambik.

Siç raporton rrjeti amerikan CNN dhe gazeta britanike “Daily Mail”, pa kaluar një vit nga dita e zbulimit të tij, rubini i madh doli në ankand në “qytetin që nuk fle kurrë”.

Sotheby’s e përshkroi xhevahirin si “jashtëzakonisht të rrallë” duke nënvizuar se është rubini “më i lartë në vlerë” që ka dalë ndonjëherë në treg.

Ai gjithashtu vuri në dukje se ka “qartësi të shkëlqyer” dhe një ngjyrë të kuqe të thellë të njohur si “gjaku i pëllumbit”. Emri i tij është “Estrela de Fura” – që do të thotë “Ylli i Furës” në gjuhën zyrtare të Mozambikut, portugalisht.

Siç thekson CNN, rekordi i mëparshëm i ankandit për një rubin u vendos nga ‘Sunrise Ruby’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco