Aktori i njohur nis lidhje të re pas divorcit, partnerja 20 vite më e vogël

Aktori i njohur nis lidhje të re pas divorcit, partnerja 20 vite më e vogël

13:58, 10/06/2023
A+ Aa A-

Dy vite pas divorcit me Leila George , ylli i ekranit, Sean Penn, gjeti sërish dashurinë, këtë herë në kolegen e tij ukrainase, Olga Korotiyeva.

Romancën e kanë “konfirmuar” dy aktorët, përmes fotove të publikuara në Itali. Penn dhe Korotiyeva shkëmbejnë puthje dhe përqafime ndërsa ecin në një rrugë kryesore në Romë.

Aktori 62-vjeçar duket se nuk i intereson kamera, e cila e regjistron duke kapur edhe Olga Korotaeva, e cila është 20 vjet më e re se ai.

Kjo nuk është hera e parë që paparazzët i kapin ato së bashku. Së fundmi ata kanë darkuar në një restorant të njohur në Malibu dhe paparacët i kanë parë duke u larguar nga zona me një makinë të zezë të drejtuar nga Sean Penn.

Shtypi ndërkombëtar spekulon se takimi i tyre ishte rezultat i mbështetjes së zjarrtë të yllit të Hollivudit për Ukrainën, pas fillimit të pushtimit rus.

Olga Korotiyeva ka lindur më 3 prill 1980, ajo është 43 vjeç dhe u bë më e njohur në fushën artistike, me pjesëmarrjen e saj në filmat Déflagrations (2021), Quartier des Banques (2017) dhe Le bonheur (2013).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco