Telashe të tjera, Kanye West hidhet sërish në gjyq

Telashe të tjera, Kanye West hidhet sërish në gjyq

10:48, 10/06/2023
A+ Aa A-

Reperi i njohur Kanye West e ka gjetur veten në telashe ligjore. Ishte postimi tallës i bërë nga ai për një redaktoreje të “Vogue” që do e përballë sërish atë me gjykatën.

46-vjeçari është paditur nga fotografja Michaela Efford, e cila thotë se ai ka përdorur një foto të sajën pa paguar ose pa marrë leje për ta përdorur atë.

Ajo kishte shkrepur një foto të redaktores së “Vogue”, Gabriella Karefa-Johnson, të cilën West e ndau në Instagramin e tij për të tallur veshjen e saj. Ajo kërkon një shumë të pacaktuar akoma për dëmshpërblim.

Kjo nuk është një periudhë dhe aq e mirë për Kanye, pasi rrjeti po tallet sërish me të, e shkak bëhen daljet e tij të çuditshme në publik i veshur po çuditshëm.

Kujtojmë se në një episod të fundit të ‘Keeping up with the Kardashians’, ylli televiziv Kim Kardashian hapi zemrën teksa po fliste me nënën e saj. Edhe pse reperi duket se po shkon mirë për sa i përket jetës së tij sentimentale dhe pasurisë, Kim la të kuptohej se problemet e tij personale janë intensifikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco