Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Pas eksperiencës në Shqipëri, ish-banorja synon të bëhet pjesë e 'Grande Fratello'

Pas eksperiencës në Shqipëri, ish-banorja synon të bëhet pjesë e 'Grande Fratello'

09:06, 10/06/2023
A+ Aa A-

Pas eksperiencës në “Big Brother Vip Albania”, modelja e njohur Beniada Nishani po synon që të bëhet pjesë e një tjetër reality-show, atë të “Grande Fratello”, në Itali.

Në një intervistë për mediat italiane, Beniada u shpreh se do donte shumë të bashkohej me kastin e Big Brother-it të ardhshëm në Itali, për t’i treguar publikut se kush është ajo.

“Më ndihmoi të njihja veten më mirë dhe të përballesha me disa nga frikërat e mia më të mëdha. Gjatë gjithë rrugëtimit jam përpjekur të jem gjithmonë vetvetja, pa filtra. Fillimisht më trembi shumë fakti që nuk e njihja mirë gjuhën shqipe. Pastaj kuptova se ky mund të kishte qenë një çelës për të shkuar te publiku me disa shprehje tipike italiane që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Jam mirënjohëse për këtë eksperiencë sepse menjëherë pas finales hapa një rrugë të re profesionale në Top Channel i cili më dha mundësinë të kisha një program timin. Do doja shumë të bashkohesha me kastin e “Grande Fratello-s” të ardhshëm këtu në Itali. Do të ishte një mënyrë për t’i treguar publikut se kush jam”, është shprehur Beniada për mediat italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco