Konfrontim mes Keisit dhe Kristit në Turqi? Ja çfarë po planifikohet

Konfrontim mes Keisit dhe Kristit në Turqi? Ja çfarë po planifikohet

08:56, 10/06/2023
A+ Aa A-

Autorja e programit “Kepi i Vipave”, Olsa Muhameti ka zbuluar emrat e disa prej personazheve që do të marrin pjesë në emision.

Ajo tha se Keisi Medini është një prej tyre dhe se pritet të ketë një konfrontim dhe jo vetëm me një prej personazheve më të përfolur të spektaklit Big Brother. Duke mos përmendur emra, ajo la të kuptohet se bëhet fjalë për Kristin pasi me këtë të fundit, Keisi ka ende gjëra që kanë mbetur “pezull”.

“Këtu Kejsi mendoj se do ketë konfrontime, ndoshta shkojmë edhe në ndonjë darkë romantike me një nga personat më të përfolur të BB. Po bëjmë tentativa për këtë darkë dhe të shohim nëse do ta realizojmë dot”, tha autorja e programit.

Na mbetet të presim e të shohim nëse do ketë një sqarim të fundit mes dyshes!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco