Lajmi i fundit

Raporti i ODIHR rrëzon zgjedhjet/ SHBA: Mbështesim kritikat, të adresohet problemi i blerjes së votave

Till Lindeman i Rammstein mohon akuzat ndërsa avokatët kërcënojnë me padi ligjore

Till Lindeman i Rammstein mohon akuzat ndërsa avokatët kërcënojnë me padi ligjore

18:11, 09/06/2023
A+ Aa A-

Avokatët e Till Lindemann kanë deklaruar se do të ndjekin veprime ligjore në përgjigje të të gjitha akuzave për sjellje të pahijshme seksuale të ngritura kundër këngëtarit të Rammstein.

Till Lindemann, këngëtari kryesor i grupit gjerman rok, Rammstein, i ka mohuar me vendosmëri akuzat për abuzim seksual të bëra kundër tij nga shumë gra.

Firma ligjore që përfaqëson rokstarin, postoi një mesazh në rrjetet sociale. “Klienti ynë i është nënshtruar akuzave të rënda nga disa gra në platformat e mediave sociale, duke përfshirë Instagram, Tëitter dhe YouTube”, deklaruan avokatët nga Berlini, Simon Bergmann dhe Christian Schertz.

“Thuhet vazhdimisht se gratë janë droguar ose alkoolizuar në koncertet e Rammstein për t'i mundësuar klientit tonë të kryejë akte seksuale ndaj tyre. Këto pretendime janë pa përjashtim të rreme”.

Avokatët më tej pohuan se ata do të ndërmarrin veprime ligjore kundër kujtdo që bën deklarata që akuzojnë Lindemann, 60 vjeç, për drogë dhe përfshirje në akte seksuale jo-konsensuale me viktimat e supozuara.

“Ne do të ndjekim menjëherë veprimet ligjore në përgjigje të të gjitha akuzave të tilla”, theksuan ata.

Shelby Lynn, një fanse 24-vjeçare irlandeze, e akuzoi Lindemann për drogë dhe sulm seksual ndaj saj pas një koncerti në Lituani. Më pas, gra të tjera dolën me akuza të ngjashme kundër Lindemann dhe pretenduan se ishte një proces sistematik ai i joshjes së fanseve të reja femra në koncerte, në prapaskenë, për të kënaqur kërkesat seksuale të Lindemann./ar.sh/SYRI.NET

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco