Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Për një arsye tepër të rëndësishme, Jennifer Aniston po merr pak pushim nga aktrimi

Për një arsye tepër të rëndësishme, Jennifer Aniston po merr pak pushim nga aktrimi

15:33, 09/06/2023
A+ Aa A-

Ndonjëherë fokusohemi aq shumë në punë, sa lëmë pas dore veten tonë e harrojmë të plotësojmë nevojat që kemi, siç është pushimi.

Që të jemi sa më produktivë në punë, duhet patjetër edhe të pushojmë e të marrim kohën për të qetësuar nervat e për t’u shplodhur. Këtë ka bërë edhe aktorja e famshme Jennifer Aniston.

Pas një pune intensive dhe aspak pushim që prej periudhës së pandemisë, ajo ka ditur të thotë “STOP”.

Qershorin dhe Korrikun, aktorja do t’i shijojë për veten e saj, duke udhëtuar e duke u relaksuar.

“Në biznesin tonë, ju duhet të kërkoni kohën e lirë ose ta caktoni atë, sepse gjithmonë ka diçka që do të shfaqet. Kështu që unë mendoj se pas javës tjetër do të pushoj qershorin dhe korrikun. Nuk e kam bërë kurrë këtë, por me të vërtetë mendoj se do ta bëj. Unë do të udhëtoj sepse nuk e kam bërë që nga pandemia. Jam bërë shumë e izoluar. Por është koha për ta kapërcyer këtë, është shumë e lehtë të biesh në agorafobi pas kësaj pandemie. Dhe unë refuzoj që kjo të ndodhë”.- tha aktorja.

Në fakt, na frymëzoi edhe neve të rezervojmë pushimet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco