Kush është vajza që e ka marrosur John Cena-n?

Kush është vajza që e ka marrosur John Cena-n?

16:42, 08/06/2023
A+ Aa A-

Prej tre vitesh tashmë, John Cena është martuar me Shay Shariatzadeh.

John Cena e ka thënë në intervistat e tij se martesa e tyre po shkon më së miri dhe se Shay nuk i ka fare problem as skenat erotike të tij nëpër filma.

Image

Po kush është Shay?

Shay Shariatzadeh është shtetase kanadeze, por me origjinë nga Irani. Ndryshe nga Cena i cila ka qenë në qendër të vëmendjes që nga fillimi i viteve 2000, ajo nuk është një personazh publik.

Mediat e huaja shkruajnë se ajo është rritur vetëm me mamanë e saj dhe ka qenë kjo e fundit që ka bërë të mundur zhvendosjen e tyre në Kanada.

Shariatzadeh është një inxhiniere që thuhet se ka ndjekur Universitetin e Kolumbisë Britanike nga 2008 deri në 2013 dhe ka një diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike dhe Elektronike.

Ajo ka punuar më parë si menaxhere produkti në Avigilon, një kompani “Motorola Solutions” në Vankuver dhe që nga viti 2020 thuhet se punon për “Sonatype”, një kompani softuerësh. Shay është 12 vjet më e re se John Cena dhe është gruaja e dytë e aktorit të njohur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco