Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Ups! Çifti i njohur i showbiz-it ndahet për herë të dytë

Ups! Çifti i njohur i showbiz-it ndahet për herë të dytë

10:18, 08/06/2023
A+ Aa A-

Siç thotë një shprehje: Ndonjëherë Zoti i rikthen ish-at në jetën tonë, për të parë nëse jemi akoma “budallenj”.

Lol. E dimë që nuk është gabim t’i japësh një shans tjetër ndjenjës tënde, por kur gjërat thyhen një herë, vështirë të ngjiten sërish.

Këtë e vërteton ndarja për herë të dytë e Camila Cabello-s me Shawn Mendes.

Dy ish-të dashurit u rikthyen së bashku vetëm për gjashtë javë dhe shijuan atë që menduan se ishte dashuri e fortë. Por problemet që hasnin dikur në lidhje, dolën sërish në sipërfaqe.

Ndaj, burimet tregojnë se ata janë ndarë për herë të dytë dhe kësaj here është vendimtare!

“Në realitet, të dy e dinë se nuk janë të duhurit për njëri-tjetrin në aspektin romantik dhe tani ata thjesht duan të vazhdojnë përpara”- tregoi burimi.

Asnjëri prej tyre s’ka folur ende personalisht për ndarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco