Erdhi plazhi dhe ju keni bark të fryrë?! Hiqni dorë nga këto ushqime!

Erdhi plazhi dhe ju keni bark të fryrë?! Hiqni dorë nga këto ushqime!

09:10, 07/06/2023
A+ Aa A-

Është me rëndës t’i kushtoni kujdes sasisë së ushqimeve, të cilat ju shkaktojnë fryrje barku, pikërisht në situatat kur dëshironi të dukeni bukur, apo gjatë sezonit të plazhit.

Një numër i madh i femrave përballen me problemin e fryrjes së stomakut, mirëpo nuk janë imunë as meshkujt. Dallimi është që fryrja te femrat kryesisht shkaktohet nga ndryshimet hormonale, ndërsa te meshkujt varet se çfarë hanë.

Disa artikuj ushqimorë mund t’ju qetësojnë stomakun dhe zorrët, ndërsa disa ju shkaktojnë fryrje për më pak se një orë. Në këtë grup bëjnë pjesë brumërat, pica, ëmbëlsirat dhe çamçakëzët, uji i gazuar, boza dhe alkooli, por edhe akullorja.

Perimet të cilat shkaktojnë fryrjen janë bizelja, lulelakra, qiqra dhe brokoli.

Kujdes nga ushqimet e kripura pasi ato ndikojnë në nivelin e ujit në trupin tonë. Sasia e kripës që hamë paracakton nëse trupi ynë do ta mbajë apo do ta nxjerrë jashtë tepricën e ujit. Nëse fusin më shumë natrium sesa i nevojitet organizmit tonë, uji do të qëndrojë dhe do të shkaktojë ndjenjën e fryrjes.

Pastaj, picat, përveç kripës përmbajnë edhe sasi të mëdha të hidrokarbureve dhe sheqerit, të cilat, të kombinuara së bashku, shkaktojnë fryrjen dhe mbajtjen e ujit në zorrë.

Ëmbëlsirat siç janë bonbonet dhe çamçakëzët përmbajnë alkoole sheqeri sorbitol apo glucitol, të cilat trupi ynë nuk mund t’i tretë. Si rezultat, këto substanca qëndrojnë në zorrë ku bakteret ushqehen me to.

Ëmbëlsirat nuk shkaktojnë fryrje te çdokush, njëlloj si produktet e qumështit. Mirëpo, nëse jeni intolerantë ndaj laktozës, qumështi apo akullorja do t’jua fryjë stomakun.

Pijet alkoolike dhe lëngjet e gazuara shkaktojnë dehidratimin, dhe kështu i dërgojnë sinjal të fuqishëm dhe të qartë trupit tonë për rrezik, ndaj ai mban më shumë sasi uji.

Edhe pse perimet janë ideale për detoksifikim të organizmit, bizelja, lulelakra, qiqra dhe brokoli përmbajnë oligosaharide të sheqerit, të cilat te disa njerëz vështirë treten.

Fryrja për shkak të ushqimit do të duhej të jetë afatshkurtër dhe jo më e gjatë se dy-tri ditë. Nëse vazhdimisht ndieni fryrje, atëherë duhet të shkoni të konsultoheni me mjekun tuaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco