Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Sipas Vera Orës martesën e mbajnë gjallë këto 2 rregulla të arta, a jeni dakord me të?

Sipas Vera Orës martesën e mbajnë gjallë këto 2 rregulla të arta, a jeni dakord me të?

08:39, 07/06/2023
A+ Aa A-

Edhe pse është mamaja e një prej artisteve më të famshme dhe më të suksesshme sot për sot në botë, Vera Ora nuk ka patur nevojë për famën e së bijës për të depërtuar te publiku.

Mjekja psikiatre është e njohur për kontributin e saj në shërbimin kombëtar shëndetësor (NHS) në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe për nismat e vazhdueshme në mbrojtje të fëmijëve dhe grave të dhunuara.

Vera është vazhdimisht aktive në rrjete sociale. Sot ajo dhe Besniku festojnë 35-vjetorin e martesës dhe për të rikujtuar këtë moment solemn, ajo ka postuar një foto nga dita e tyre më e lumtur dhe 2 rregullat e saj për të patur një marrëdhënie jetëgjatë.

“Ekzistojnë 2 rregulla të arta miq:

1. Gruaja ka gjithmonë të drejtë.

2. Kur mendoni se ajo e ka gabim, gjuajeni me shpullë veten dhe lexoni rregullin e parë.”-shkruan ajo me shaka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco