S’e dinim kaq romantik! Blero i bën një dedikim emocional të dashurës për ditëlindje

S’e dinim kaq romantik! Blero i bën një dedikim emocional të dashurës për ditëlindje

11:55, 06/06/2023
A+ Aa A-

Këngëtari Blero ka lënë pas historinë me Afrona Dikën e duket më i dashuruar se kurrë. Së fundmi, ai i ka bërë një dedikim partneres së re me rastin e ditëlindjes. Duke përzgjedhur fjalët më të bukura për të, Blero thotë se ndihet më i lumtur se kurrë si dhe shton se nuk e kishte menduar se do ishte kështu ndonjëherë.

Por, si gjithmonë edhe në këtë postim ai u kujdes që mos t’ia zbulonte identitetin.

Ja postimi i plotë i Bleros.

“Shtrit afër teje jam, më duket që të kam larg. Dora ime rrëshqet në flokun tënd. Këtu jam rehat. I flas vetes çdo mëngjes, drekë e darkë. A thu a je në gjumë apo në mendje i qartë. I yti që nga prekja e parë. I yti përjetësisht krenar. Kam menduar që di shumë e kam kaluar shumë. Asgjë nuk kisha ditur. Deri në takimin tonë.

Ndihemi si fëmijë kureshtar, ndihem i padijshëm deri në shikimin tënd të parë. Shtëpia ime je ti, shtëpia ime kishe qenë që në fillim. Jeta më mësoi. Njeriu kur është i drejtë, Zoti nuk e harron.

Sa e sa shumë kisha shkruar e kisha folur në veshin tënd dashuri. Me ty hidhërimi më duket i mirë, me ty momentet e lumtura janë amshim.

Dolli për ty sonte, një dolli për neve dashuri. Urime ditëlindjen beb. I yti Blerimi”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco