Jennifer-Ben nuk gjejnë rehat, pezullohen xhirimet e filmit të tyre të ri!

Jennifer-Ben nuk gjejnë rehat, pezullohen xhirimet e filmit të tyre të ri!

09:45, 05/06/2023
A+ Aa A-

Filmi i Ben Affleck ku do të luajë gruaja e tij Jennifer Lopez, ka pezulluar përkohësisht xhirimet mes grevës së vazhdueshme të shkrimtarëve.

“Unstoppable” është një film  për jetën e mundësit Anthony Robles, i cili lindi me një këmbë dhe fitoi një titull kampion kombëtar në vitin 2011. Por duket se gjërat nuk po ecin. Nuk dihet se kur filmi do të rifillojë xhirimet por ka të ngjarë të rifillojë kur të përfundojë greva. Arsyeja kryesore e grevës është në mbështetje të pagës së pakënaqshme që shumë prej tyre po marrin, si dhe po kërkojnë gjithashtu rregullim në “përdorimin e materialit të prodhuar duke përdorur inteligjencën artificiale ose teknologji të ngjashme”.

Goditja për kompaninë e Benit vjen pasi ai dhe Jen thuhet se nënshkruan marrëveshjen për rezidencën e tyre prej 60 milionë dollarësh, e cila vjen vetëm pak javë pas grindjes së  supozuar të tyre në tapetin e kuq. Epo duket se i ka zënë syri i keq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco