Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Rikthimi i Samantha Jones: Pse skena e aktores u xhirua pa dijeninë e pjesës tjetër të kastit?

Rikthimi i Samantha Jones: Pse skena e aktores u xhirua pa dijeninë e pjesës tjetër të kastit?

12:06, 02/06/2023
A+ Aa A-

Nëse ende s’jeni përditësuar me të rejat e fundit: Ikonikja Samantha Jones (Kim Cattrall) do të rikthehet në “And Just Like That”, por skena e saj u xhirua vetëm, pa dijeninë e askujt, as të koleges Sarah Jessica Parker.

Skena në fjalë tregon një bashkëbisedim në telefon mes Samantha-s dhe Carrie-s, por në fakt, nuk ka pasur një bisedë reale mes tyre. Duke marrë parasysh që Kim Cattrall dhe Sarah Jessica Parker nuk kanë qenë shumë miqësore me njëra-tjetrën në vitet e fundit, ndooshta është e qartë se pse Kim zgjodhi të surprizonte kështu kolegët.

Ç’ka ndodhur mes tyre?

Në vitin 2018, Kim iu përgjigj publikisht ngushëllimeve të Sarah, për vdekjen e papritur të vëllait të saj, përmes një postimi në Instagram, ku shkroi: “Ime më më pyeti sot: “Kur do të të lërë të qetë ajo hipokritja Sarah Jessica Parker?”. Fakti që ti më kontakton gjithmonë është një kujtim i dhimbshëm se sa mizore ke qenë asokohe dhe tani".

Më tej, vijoi:

"Më lejo të ta bëj shumë të qartë (Nëse nuk ka qenë deri tani): Ti nuk je familja ime! Ti nuk je mikja ime! Kështu që, po ta shkruaj për të fundit herë që të ndalosh së shfrytëzuari tragjedinë tonë për të rikuperuar personalitetin e “vajzës së mirë”.

Më pas, në 2021, Sarah i ktheu përgjigje komentit të dikujt, duke mohuar zërat se nuk e ka shumë qejf Kim.
 
“Jo, nuk është se nuk e pëlqej atë. S’e kam thënë kurrë. Kurrë nuk do e them. Samantha s’është pjesë e kësaj historie (referuar “And Just Like That”), por ajo do të jetë gjithnjë pjesë e jona. Nuk ka rëndësi ku jemi dhe çfarë bëjmë”, shoqëruar me një emoji me zemër blu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco