Kim Cattrall do të rikthehet sërish me rolin e saj ikonik në 'And Just Like That'!

Kim Cattrall do të rikthehet sërish me rolin e saj ikonik në 'And Just Like That'!

10:52, 02/06/2023
A+ Aa A-

Samanta do të rikthehet. Aktorja Kim Cattrall, e cila refuzoi të ripërsëriste rolin e saj të “Sex and the City”për sezonin e parë të vazhdimit në “And Just Like That…” do të shfaqet në sezonin e dytë të serialit dhe lajmi është i konfirmuar.

66-vjeçarja e ka xhiruar pjesën e saj në film që më 22 mars pa ndërvepruar me kastin apo regjisorin Michael Patrick King. Thuhet se aktorja do të shfaqet vetëm në një skenë.

“Është një mençuri e madhe të dish kur mjaf është mjaft,” tha ajo për Variety në maj 2022, duke refuzuar rikthimin.

“A mund ta imagjinoni të ktheheni në një punë që keni bërë 25 vjet më parë?” vazhdoi ajo. “Gjithçka duhet të rritet, ose do të vdesë. Ndjeva se kur mbaroi seriali ishte gjëja e duhur. Ne nuk do e përsërisnim veten. Dhe pastaj u bë filmi për t’i dhënë fund të gjitha përfundimeve të paqarta. Dhe pastaj ka një film tjetër.”

Jo vetëm kaq. Ka pasur herë pas here zëra se ka pasur përplasje të shumta mes saj dhe Jessica Parker, por kjo e fundit e ka mohuar një gjë të tillë.

“And Just Like That” rikthehet në Max më 22 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco