FOTO/ Brenda shtëpisë 60 milionë dollarëshe të Bennifer! 12 dhoma gjumi, kinema dhe sauna...

FOTO/ Brenda shtëpisë 60 milionë dollarëshe të Bennifer! 12 dhoma gjumi, kinema dhe sauna...

10:37, 02/06/2023
A+ Aa A-

Çifti i famshëm dhe shumë i dashur JLo & Ben Affleck prej pothuajse një viti kanë qenë në kërkim të shtëpisë për të nisur jetën së bashku, tashmë si të martuar.

Mesa duket ata ia dolën dhe gjetën shtëpinë ideale që plotëson nevojat e tyre dhe që kushtoi plot 60.85 milionë dollarë.

Image

Sipas “TMZ” bëhet fjalë për një residence që shtrihet në 4.2 hektarë dhe për herë të parë doli në treg në vitin 2018 për 135 milionë dollarë, por ky çmim u përgjysmua këtë vit duke bërë që çifti të kursejë disa miliona.

Image

Shtëpia ka 12 dhoma gjumi, 24 tualete, një garazh me 12 makina dhe parkim për 80 persona. Ndër të tjera, shtëpia e re e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck përmban një kompleks sportiv me një palestër të plotë, fusha basketbolli dhe një ring boksi. Gjithashtu, shtëpia ka edhe komplekse të veçanta për sigurinë dhe rojen e shtëpisë.

Image

JLO ka gjetur shtëpinë që kërkonte pasi në shtëpi do të ketë një sallon bukurie, kinema, sauna dhe dhoma masazhi. Sigurisht që vilës nuk mund të mungonte një pishinë e madhe në pjesën e pasme të shtëpisë, me hidromasazh dhe xhakuzi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco