E krahasuan me Halandin, Kejvina ironizon me talljet që iu bënë në rrjet

E krahasuan me Halandin, Kejvina ironizon me talljet që iu bënë në rrjet

10:24, 02/06/2023
A+ Aa A-

Me plot gojë mund të thuhet se Kejvina Kthella është një nga modelet më seksi në vendin tonë, mirëpo kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë për të. Gjatë pjesëmarrjes së saj në “BBVA” ajo u pa pa filtra e nuk ishin të pakta krahasimet që iu bënë

Një prej tyre ishte edhe ajo me futbollistin e Manchester City, Erling Haland. E mesa duket, këtë paralelizim, ajo e ka marrë me sportivitet.

Lidhur me këto, modelja ka pasur një ironizim së fundi.

“Halandi sot me nerva edhe stylish”, ka shkruar modelja teksa ndan një foto në “Instastory”.

Image

Kejvina njihet si vajzë me humor mirëpo situata që kaloi në “Big Brother” e ofendimet që mori nga publiku, nuk e kanë bërë të ndihet mirë. Mbase kjo është edhe arsyeja se përse ajo u tërhoq edhe nga ekrani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco