Ja cilët do të jenë dy prezantuesit e rinj të ‘Pushime on top’

Ja cilët do të jenë dy prezantuesit e rinj të ‘Pushime on top’

13:29, 01/06/2023
A+ Aa A-

“Pushime on top”, programi veror në Top Channel, pritet të nisë së shpejti meqë vera po troket. Cilët do të jetë prezantuesit e rinj pas largimit të Ori Nebijajt dhe Flori Gjinit? Patjetër që,  Eni Shehu dhe Lei Kraja.

I kontaktuar nga Anabel, Eni konfirmoi zërat që ai do të ishte drejtuesi i programit dhe zbuloi gjithashtu se Lei Kraja e ka pranuar ftesën e tij për të qenë pjesë e turit veror nëpër gjithë bregdetin shqiptar.

Image

Eni Shehu ka një përvojë të gjatë në një format të ngjashëm me “Pushime on top”, pasi për 10 vjet drejtoi “Edicionin Veror”.

“Ka qenë spontane [ai lloj programi]. Patjetër që unë kam një lidhje shumë të madhe me natyrën, aktivitetet, aventurën edhe ndodhën ato gjëra, u lidhën dhe lindi ai program dhe u çua për 10 vjet me radhë,” tha moderatori në një intervistë në prill në "ArtKand".

Lei Kraja, nga ana tjetër, është një figurë që po spikat në Top Channel dhe prej kohësh është pjesë e paneleve të diskutimeve në “E diell”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco