Olta dhe Luizi konfirmojnë se do të luajnë në një film bashkë

Olta dhe Luizi konfirmojnë se do të luajnë në një film bashkë

10:34, 01/06/2023
A+ Aa A-

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli konfirmuan zërat se do të jenë personazhet kryesorë të një filmi.

“Filloi...” shkroi Luizi në një foto ku duket bashkë me Oltën, teksa lexojnë, me gjasë, skenarin e filmit.

Image

Siç mund ta keni lexuar, Anabel zbuloi disa ditë më parë se Olta dhe Luizi do të jenë protagonistët e një filmi, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Korçë, të paktën në draftin e parë të skenarit. Ata thuhet se do të jenë partnerë në film.

“Pjesë e kastit mund të jenë edhe emra të tjerë të edicionit të dytë të ‘Big Brother’,” tha një burim për Anabel.

Skenari i filmit është shkruar nga Koloreto Cukali, ndërsa Top Channel është producent. Kujtojmë se më herët, Olta dhe Luizi kanë përmendur që një projekt kinematografik është në axhendën e tyre.

Olta u shpreh në Instagram se “[Plani i radhës është] një film me një kast që as ju shkon mendja”, ndërsa Luizi, në intervistën në podkastin me kryeministrin Edi Rama, tha se do të jetë pjesë e një filmi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco