Kanë treguar se nuk kanë komunikim me njëri-tjetrin, Kristi dhe Keisi shfaqen bashkë gjatë një eventi

Kanë treguar se nuk kanë komunikim me njëri-tjetrin, Kristi dhe Keisi shfaqen bashkë gjatë një eventi

09:57, 01/06/2023
A+ Aa A-

Krist Aliaj dhe Keisi Medini, nisën një romancë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, e cila nuk zgjati shumë gjatë.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, këngëtarja kërkoi që të përfundonte romancën që kishte nisur me Kristin pasi dëshironte të fokusohej më shumë në lojën e saj. Mirëpo pas daljes nga shtëpia, kur ajo u pyet nëse do ta vazhdonte jashtë atë që la përgjysmë në BBV me Kristin, Keisi u përgjigj duke thënë se pasi të mbarojë spektakli do të jetë në pritje të një mesazhi nga ai, pra modelja dukej se e kishte menduar dhe njëherë rikthimin me finalistin.

Mirëpo nuk mendohej e njëjta gjë nga Kristi. Gjatë një interviste, ish-banori tregoi se për sa kohë ishte në atë marrëdhënie, ai ndihej mirë dhe se të dyja palët ishin në një njohje por më pas dolën në përfundimin që nuk ishin të përshtatshëm për njëri tjetrin.

“Me Keisin ishte njohje, kuptuan që jemi dy njerëz që në situata të vështira dhe një mbyllje të tillë kishim nevojë për zonën komfort. Ke nevojë momente të mira e autentike, dashuria është gjithmonë nnevojë, desha një gjë autentike dhe tek Keisi një moment pashë që mund të ma jepte atë gjë, kuptoheshim shumë mirë në atë periudhë. U krijua një njohje e bukur s’kam bërë deklarata të mëdha. Unë besoj që reagova si një njeri normal, nuk u bëra ngjitës apo shumë pasionant se në fund të fundit 3-4 javë kishim bashkë e u vështirë sa shumë puna, duhet të lozësh me prioritete pastaj e duke parë si ishte situata nuk ishim për njëri-tjetrin. Mua më pëlqeu që nuk e e dramatizuam dhe nuk i dhamë banorëve armë për të luftuar me ne”– u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco