'Yjet dalin natën'/ Çfarë po kurdisin Ledri, Majk dhe Capital T?

'Yjet dalin natën'/ Çfarë po kurdisin Ledri, Majk dhe Capital T?

14:23, 31/05/2023
A+ Aa A-

Po po! Siç e lexuat, çunat po bëhen bashkë e po sjellin surpriza!

S’na kishin lajmëruar më herët për një bashkëpunim me njëri-tjetrin, mirëpo kjo ishte një e papritur e bukur që po na mban të gjithëve të karikuar tashmë!

“Yjet dalin natën” shkruajnë djemtë krahas fotos, duke lënë të kuptohet se ky do të jetë titulli i projektit të tyre të ri.

Kur publikohet? Më 6 qershor!

Doni edhe orën? Në 13:00.

Jeni gati? Pooo, edhe ne sigurisht! Duket se ky do të jetë një prej shumë hiteve të verës! Jemi të gjithë sy e veshë, sepse s’kishim parë kurrë në një projekt të përbashkët Ledrin, Majk dhe Capital T.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco