Prej kohësh në një romancë me Kendall Jenner, Bad Bunny takohet me familjen Kardashian

Prej kohësh në një romancë me Kendall Jenner, Bad Bunny takohet me familjen Kardashian

15:45, 30/05/2023
A+ Aa A-

Pasi konfirmuan romancën me daljet e tyre publike, Kendall Jenner dhe Bad Bunny kanë tërhequr vëmendje të madhe nga media dhe nga fansat e tyre të përkushtuar, të cilët tashmë ndjekin çdo lëvizje të tyre.

Ndërsa paraqitjet e tyre ndezën disa polemika, veçanërisht në lidhje me pretendimet se Kendall ishte e pasjellshme me këngëtarin latin gjatë një ndeshjeje të Los Angeles Lakers, duket se këto pretendime janë të pabaza dhe çifti në fakt është mjaft i lumtur së bashku.

Sipas burimeve për Entertainment Tonight, çifti  po mendojna ta çojnë lidhjen e tyre në një nviel tjetër.

Ndryshe nga disa anëtarë të tjerë të familjes Kardashian, ajo përpiqet të ruajë në mënyrë hermetike jetën e saj sentimentale, por kësaj here duket se nuk po ndodh kështu.

Burimet zbulojnë se Kendall dhe Bad Bunny janë shumë të lumtur në lidhjen e tyre dhe duket se tashmëmarrëdhënia e tyre është konsoliduar:

“Ai jo vetëm që po kalon më shumë kohë me Kendall , por edhe me pjesën tjetër të familjes”, tha një burim për Entertainment Tonight.

Ata të dy janë gjithmonë duke qeshur dhe buzëqeshur së bashku.”

Spekulimet se reperi është takuar me famijen e modeles duket të jetë i vërtetë, pasi Bad Bunny ishte në Met Gala 2023, përkrah Kim Kardashian.

Dy yjet u larguan nga eventi vjetor i modës së bashku në të njëjtin automjet. Ky gjest tregon se jo vetëm që Kendall e shikon si diçka serioze lidhjen me Bad Bunny, por edhe familja e saj e miraton lidhjen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco