Bashkëshortja e Inzagit: Manchester Citi ka skuadër alienësh

Bashkëshortja e Inzagit: Manchester Citi ka skuadër alienësh

13:33, 30/05/2023
A+ Aa A-

Simone Inzagi ka të drejtuar mbi vete të gjithë projektorët pasi dërgoi Interin në finalen e Champions League dhe një vëmendje të veçantë po merr edhe jeta e trajnerit jashtë fushave.

Pas deklaratës së lëshuar disa ditë më parë, ku tregonte më shumë mbi rutinën e bashkëshortit dhe familjes së saj, Gaia Lukarielo ka zbuluar edhe një prapaskenë tjetër për 47-vjeçarin.

“Simone di ta menaxhojë mirë presionin” shprehej disa ditë më parë bashkëshortja e trajnerit që ka vazhduar në të njëjtën linjë me deklaratën e saj:

“Ka nisur të luajë futboll në moshën 18-vjeçare dhe ishte atëherë profesionist, ndërkohë që si trajner ka nisur në moshën 34-vjeçare dhe sigurisht që është mësuar me presionin. Cilësia e tij më e mirë është që di të çdramatizojë çdo lloj situate”.

Lukarielo foli edhe për finalen e Stambollit dhe tregoi parashikimin që kishte bërë trajneri. “Interistët presin trofeun? Mançester Siti është shumë i fortë, janë një skuadër alienësh. Simone e kishte parashikuar që do të fitonin 4-0 në gjysmëfinale ndaj Mançester Sitit dhe ashtu ndodhi. Kështu që mund t’ju them se i njeh mirë”, përfundoi Lukarielo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco