Kim Kardashian u dhuron fëmijëve për ditëlindje diçka që paratë nuk e blejnë dot

Kim Kardashian u dhuron fëmijëve për ditëlindje diçka që paratë nuk e blejnë dot

12:57, 30/05/2023
A+ Aa A-

Kim Kardashian ka zbuluar se çfarë u dhuron fëmijëve të saj çdo vit për ditëlindjet e tyre dhe do t’ju befasojë. Kim u dhuron fëmijëve të saj diçka shumë të veçantë, diçka që paratë nuk mund ta blejnë dhe diçka që ata do ta vlerësojnë përgjithmonë.

Në një intervistë të fundit, Kim Kardashian zbuloi se u shkruan fëmijëve të saj një letër katër ose pesë faqe për ditëlindjen e tyre. Këto letra janë një përmbledhje vjetore e jetës së çdo fëmije, që përmbajnë të gjitha llojet e kujtimeve.

“Është shumë argëtuese të shohësh që nga viti i parë tani,” tha Kim në episodin e fundit të podcast-it ‘On Purpose ëith Jay Shetty’.

“Njëri prej tyre është pothuajse 10 vjeç. Dhe unë e di se ata do ta vlerësojnë këtë. Letrat tregojnë kush janë miqtë e tyre, fjalët që thonë, ushqimet e tyre të preferuara, të gjitha gjërat që bëjnë dhe një udhëtim të vogël se si është viti.”

“Unë e di që ata do të vlerësojnë gjithçka, edhe nëse mund të kenë menduar se jam treguar paksa e ashpër me ta”, tha Kardashian.

Kim Kardashian ka katër fëmijë me ish-bashkëshortin e saj Kanye West – North, 9 vjeç, Saint, 7 vjeç, Chicago, 5 vjeç dhe Psalm, 4 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco