Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

'The Little Mermaid' arrin fitime marramendëse që në ditët e para të publikimit

'The Little Mermaid' arrin fitime marramendëse që në ditët e para të publikimit

10:05, 30/05/2023
A+ Aa A-

Ripërpunimi i “The Little Mermaid (Sirena e vogël)” është bërë filmi aksion i Disney-t më i mirë i vlerësuar nga fansat në faqen e filmave ‘Rotten Tomatoes’.

Ripërpunimi i filmit shumë të dashur për fëmijë, sjell aktoren Halle Bailey duke luajtur rolin kryesor të sirenës Ariel, Melissa McCarthy në rolin e magjistares së detit, Ursula dhe Jonah Hauer-King në rolin e Princin Eric.

Pavarësisht një reagimi të ashpër për performancën e Halle-s, filmi kryesoi listën e filmeve, duke bërë një debutim të jashtëzakonshëm me fitime prej rreth 118 milionë dollarëve (110 milionë euro) të grumbulluara në arkë.

Filmi pritet të fitojë 118 milionë dollarë (110 milionë euro) në tregjet e brendshme, duke e bërë atë filmin e pestë me fitimin më të lartë, sipas Variety.

Vitin e kaluar në 2022, “Top Gun: Maverick” u bë filmi numër një me fitimet më të larta me 160.5 milionë dollarë (149 milionë euro).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco