Dikur ishin të pandarë, çfarë ka ndodhur mes Majk dhe Ghetto Geasy?

Dikur ishin të pandarë, çfarë ka ndodhur mes Majk dhe Ghetto Geasy?

18:16, 29/05/2023
A+ Aa A-

Majk dhe Ghetto Geasy prej vitesh bashkëpunojnë bashkë. Fillimisht në ‘Babastars’ e më pas si një dyshe që gjithmonë ka sjellë hite të padiskutueshme.

Ata u kthyen në një dyshe të pandarë, me koncerte e dalje të shumta krah njëri-tjetrit. Mirëpo, diçka duket se ka ndodhur mes tyre. Kënga e fundit që ata kanë sjellë të dy është ‘Mari’, e publikuar në qershor të 2022. Kur sezoni veror ka nisur, ata ende nuk kanë paralajmëruar ndonjë projekt të përbashkët siç kanë bërë zakonisht.

Jo vetëm kaq, pasi dy djemtë nuk janë shfaqur më as në koncerte, as në dalje publike e as në rrjetet sociale me njëri-tjetrin. E duket se mes tyre ka një distancim.

‘Prive’ raporton se prej disa kohësh ka një ftohje mes artistëve. Majk kohët e fundit po merret vetë me karrierën e tij, përfshirë bashkëpunëtorët dhe datat e koncerteve, detaje për të cilat ka vepruar dikur në koordinim me Getoarin.

Megjithatë, theksohet se mes tyre nuk ka pasur ndonjë sherr apo problem. Thjesht kanë vendosur të jetë artistikisht të distancuar dhe jo më si një dyshe e pandarë siç kanë qenë këto vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco