FOTO/ Zbulohen detaje të reja që tregojnë se Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë kaluar pushimet bashkë

FOTO/ Zbulohen detaje të reja që tregojnë se Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë kaluar pushimet bashkë

15:47, 29/05/2023
A+ Aa A-

Rreth një vit më parë dy artistët e njohur Era Istrefi dhe Don Xhoni u përfolën për një romancë mes njëri-tjetrit, kjo pasi në rrjet qarkulloi një video e dyshes ku shiheshin pas një makine të ndaluar në rrugë në orët e vona të natës duke biseduar dhe duke u përqafuar me njëri-tjetrin.

Por dyshimet u shuan pasi këngëtarët publikuan bashkëpunimin e tyre të parë muzikor duke i hedhur poshtë thashethemet për një romancë të mundshme mes tyre.

Mirëpo fotot e publikuara së fundmi të dy artistëve në aeroport disa ditë më parë ngjallën sërish dyshimet se mes tyre ka nisur një romancë. Kjo pasi dyshja shihen mjaft të afërt me njëri tjetrin, ku Don Xhoni i ka vendosur duart në belin e Erës ndërsa në foton tjetër është këngëtarja ajo që përqafon reperin

Por së fundmi, disa detaje të reja po qarkullojnë në rrjetet sociale ku thuhet se fotot e publikuara janë shkrepur që në muajin Janar dhe se dy artistët kanë udhëtuar së  bashku drejt Maldives.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco