Si përfundim, janë ndarë Andi dhe Gresa?

Si përfundim, janë ndarë Andi dhe Gresa?

14:25, 29/05/2023
A+ Aa A-

Janë ndarë apo jo? Po flasim për Andi Artanin dhe Gresa Hotin të cilët ditët e fundit kanë lënë të kuptojmë në rrjet se nuk i kanë punët mirë me njëri-tjetrin.

Ka qenë modelja ajo e cila fillimisht ka fshirë të gjitha fotot e përbashkëta nga “feed-i” i saj. Mirëpo së fundmi burime për “Prive” bëjnë me dije se kjo ka ndodhur pasi ajo e përdor Instagram-in më shumë për punën e saj si modele dhe do që kontenti i saj të bazohet aty.

Të njëjtat burime pohojnë gjithashtu se dyshja nuk janë në ditët e tyre më të mira, ndonëse është herët për ta thënë me siguri që janë ndarë.

Kujtojmë që Gresa dhe Andi u njohën dhe nisën marrëdhënien e tyre në “Big Brother Vip Kosova” , ku të dy ishin pjesëmarrës edicionin e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco