Pas 11 vitesh, rikthehet grupi i famshëm 'Spice Girls'

Pas 11 vitesh, rikthehet grupi i famshëm 'Spice Girls'

12:29, 29/05/2023
A+ Aa A-

Grupi i famshëm i vajzave ‘Spice Girls’, duket se do të ritkhehen sërish bashkë për një projekt, dhe këtë e ka konfirmuar këngëtarja Mel B e ka për ‘The Sun’.

Ky do të jetë rikthimi i tyre i parë pas 11 vitesh, që nga performanca e tyre ikonike në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012.

Victoria Beckham nuk donte të bashkohej me vajzat në turneun e tyre në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019, duke thënë në atë kohë se ajo ishte shumë e zënë me markën e saj të veshjeve.

Por Mel ka zbuluar së fundmi se Victoria ka pranuar të marrë sërish mikrofonin dhe të performojë në skenë.

Teoria ime është se nëse e bëj diçka shumë herë, atëhëre ajo do të realizohet. Ne planifikojmë të bëjmë një deklaratë publike. Çfarë është, nuk mund ta them tani, sepse ne jemi  duke finalizuar marrëveshjet përfundimtare se çfarë do të bëjmë së bashku. Gjithçka që mund të them është se do të jetë diçka që fansat me të vërtetë do ta duan”,– tha Mel B.

Image

Kur u pyet se si Viktoria u bind të kthehej, ylli tha: “Nuk është çështja ta bindësh. Dua të them, ne kemi qenë gjithmonë në kontakte. Nuk është se ne nuk flasim. Bisedojmë në një grup në ËhatsApp”.

Mel u shpreh se këngëtarja ka qenë shumë e zënë me linjën e saj të modës vitet e fundit dhe ka mbështetur bashkëshortin e saj David Beckham dhe karrierën e tij.

 “Është vetëm një çështje për të gjetur kohën e duhur”, thotë Mel. Edhe pse Mel nuk ka dashur të zbulojë ende detaje, mediat britanike spekulojnë se bëhet fjalë për një koncert në Glastonbury.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco