Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Nita Latifi dhe Bledi Mane përplasen ‘live’, gazetari shpërthen në ofendime

Nita Latifi dhe Bledi Mane përplasen ‘live’, gazetari shpërthen në ofendime

12:03, 29/05/2023
A+ Aa A-

Dy ish-banorët e Big Brother VIP, Nita Latifi dhe Bled Mane janë përplasur sërish me njëri-tjetrin.

Dyshja të cilët u dukën se patën një afrimitet gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme ku madje janë puthur në buzë dhe u martuan gjatë një loje nga Vëllai i madh, duket se nuk i kanë lënë më hapsirë njëri-tjetrit për të rregulluar raportin e tyre.

Image

Teksa ishin në e “Diell”, debati mes tyre duket se ka dalë jashtë kontrrollit, ku gazetari ka shpërthyer në ofendime ndaj këngëtares.

“Është 32 vjeçe dhe të bëj lekë ose lëre këngën dhe bëj punën e mësueses… 24 orë në media me kamera puthu, përqafohu, martohu, ledhatohu lat nam…. merresh ti me mua, po unë që marr 30 kërcënime në orë nga Kosova, çfarë duhet të bëj? Na fal por na u sh**rdhyen… eksperiencat, masterat, gazetarinë. Ik puno lëri këto tani t’ja dish për nder atij që të futi në treg… Ajo del çdo ditë në intervista, s’i kemi thënë gjë. Rritu o goce rritu!”- shpërtheu u revoltuar Bledi.

Ndërsa Nita shprehej se gazetari po ‘shpifte’.

Kujtoimë se gjatë një interviste për “Prive”, Nita Latifi u shpreh se “nuk do të lidhej kurrë me një tip si Bledi Mane”.

E pas deklaratës së saj, gazetari “shpërtheu” në një postim në Instagram ku e quajti një “mosmirënjohëse amatore”.

“Ditën e dytë pasi hyra në Big Brother hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta sunxhuk, djathë, avokado dhe Nitën. Këtë të fundit banorët e tjerë e kishin harruar te ngrirja ndaj e nxora, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë por si mosmirënjohëse amatore që është e tregoi veten shumë shpejt. Tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun e kanë futur sërish në frigorifer. Lutu për Nitën”, shkroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco