Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

Së shpejti me një program televiziv? Efi Dhedhes na zbulon planet për të ardhmen

Së shpejti me një program televiziv? Efi Dhedhes na zbulon planet për të ardhmen

12:01, 27/05/2023
A+ Aa A-

Efi Dhedhes është gati për tu bërë pjesë e botës së televizionit. Kjo dëshirë është shprehur nga ajo edhe kur ishte brenda “Big Brother vip” e mesa duket tani po pret ofertat.

E pyetur se “A do të shohim së shpejti me një program televiziv?”, Efi është përgjigjur: “Në pritje, në pritje të gjërave të bukura.”

Një person e ka pyetur në “instagram” se në cilin program televiziv e sheh më shumë veten. Kësaj pyetjeje, Efi i është përgjigjur duke thënë:

“Nuk është se e shoh veten në një program për të më inspiruar. Thjesht unë jam një natyrë që do doja diçka me humorin, ose nga ana tjetër një gjë sentimentale. Më pëlqen shumë t’i dëgjoj njerëzit, të zgjidh një problematikë pse jo, t’i ndihmoj pse jo. Ajo është gjëja që bëj me kënaqësinë më të madhe”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco