Britney Spears pajtohet më të ëmën pas tre viteve, ja si nisi konflikti mes tyre

Britney Spears pajtohet më të ëmën pas tre viteve, ja si nisi konflikti mes tyre

14:45, 26/05/2023
A+ Aa A-

Lyme Spears, mamaja e Britney Spears duket se së fundmi po e rindërton marrëhdënien me vajzën e saj. Përme snjë postimi në profilin e saj zyrtar të Instagrmit Britney tregon se e kishte vizituar nënë e saj pas tre vitesh për herë të parë, për tu pajtuar.

 

“Dje, pas 3 viteve, mamaja ime e ëmbël u shfaq në derën time…Ka qenë një kohë shumë e gjatë…Me familjen gjithnjë ka gjëra që duhet të funksionojnë…por koha shëron plagë”, shkroi ajo.

Më pas vijoi: “Pasi komunikova atë që e kisha mbajtur brenda për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, ndihem kaq e bekuar që mundëm të rregullonim gjërat. Të dua shumë”. P.S.: Jam shumë e bekuar që pimë kafe bashkë pas 14 viteve!”, u shpreh këngëtarja e “Toxic” dhe sugjeroi që hapi tjetër të ishte shopping me të ëmën.

Rikujtojmë se disa muaj më parë këngëtarja është shprehur se e ëma i kishte dhënë idenë babait të saj që të kontrollonte financat dhe jetën e Britney. “Ajo më shkatërroi jetën”, shkroi Britney asokohe në Instagram, në një postim që tashmë është fshirë. Por, mesa duket, gjithçka është hedhur pas nga të dyja palët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco