A e blejnë paratë lumturinë? Shkencëtarët thonë ‘Po’

A e blejnë paratë lumturinë? Shkencëtarët thonë ‘Po’

12:44, 26/05/2023
A+ Aa A-

Prej dekadash, filozofët, ekonomistët dhe sociologët kanë debatuar mbi pyetjen: A mund ta blejë paraja lumturinë?

Për shumicën e njerëzve në Shtetet e Bashkuara, përgjigja është, me sa duket, po. Dy studiues të shquar, Daniel Kahneman dhe Matthew Killingsworth, dolën në këtë përfundim në një studim të përbashkët të botuar në Proceedings of the National Academy of Sciences.

Më parë, besohej se “mirëqenia emocionale rritet me rritjen e të ardhurave, por nuk ka ndonjë përparim të mëtejshëm përtej të ardhurave vjetore prej 75,000 dollarësh”.

Kahneman dhe Killingsworth thanë se studimi i tyre i fundit kundërshton mendimet e mëparshme. Hulumtimi i fundit është i përshtatur për inflacionin, thanë ata.

Në hulumtimin e tyre, studiuesit anketuan 33,391 të rritur nga mosha 18 deri në 65 vjeç, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara, janë të punësuar dhe raportojnë të ardhura prej të paktën 10,000 dollarë në vit.

Për të matur lumturinë e tyre, pjesëmarrësve iu kërkua të raportonin për ndjenjat në momente të rastësishme gjatë ditës përmes një aplikacioni smartphone të zhvilluar nga Killingsworth me emrin “Track Your Happiness”.

Studimi arriti në përfundimin se “lumturia vazhdon të rritet kur rriten të ardhurat” për shumicën e njerëzve, duke treguar se për shumë prej nesh, të paturit më shumë para mund të na bëjë gjithnjë e më të lumtur.

Lumturia përmirësohet me rritjen e fitimeve të larta, deri në 500,000 dollarë në vit. Ka edhe njerëz – 15% - për të cilët paratë nuk kanë asnjë ndikim në gjendjen emocionale.

“Përjashtim bëjnë njerëzit që janë financiarisht të pasur, por të palumtur. Për shembull, nëse je i pasur dhe i mjerë, më shumë para nuk do të ndihmojnë,” theksojnë studiuesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco