U bënë shoqe brenda shtëpisë së 'BBV', por jashtë saj 2 vajzat nuk i flasin njëra-tjetrës

U bënë shoqe brenda shtëpisë së 'BBV', por jashtë saj 2 vajzat nuk i flasin njëra-tjetrës

11:41, 26/05/2023
A+ Aa A-

E ftuar në “Breaking” Diola Dosti ka folur për profesionin e saj, por natyrisht që pyetjeve për “BBV” nuk iu ka shpëtuar dot.

Ajo folur për martesën e Luizit dhe Kiarës duke e konsideruar si të përshpejtuar.

“Unë e kam thënë dhe mendoj se është e nxituar sepse një çift duhet të njihen shumë më shumë. Për më tepër njerëzit kanë shumë ngjyra dhe është e pamundur ti njohësh në shumë kohë dhe jo në rrethana të tilla. Dhe disa shoqëri që janë krijuar brenda nuk kanë vijuar sepse jo çdo gjë është reale.

Në momentin që ata të dy duhen kush jam unë për t’i gjykuar. Aq më tepër nëse ka dashuri mes tyre. Unë nuk kam folur me asnjërin prej tyre”, tha  Diola.

Po miqësia mes saj dhe Nitës.

“Nitën nuk e kam takuar më, nuk jemi takuar nuk kemi folur me njëra-tjetrën për shkak të angazhimeve”, përfundoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco