Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Kim tregon se kush e nisi thashethemin se e ka tradhtuar Kanye me Drake

Kim tregon se kush e nisi thashethemin se e ka tradhtuar Kanye me Drake

10:35, 26/05/2023
A+ Aa A-

Gjatë premierës së “The Kardashians”, Kim Kardashian foli për marrëdhënien e saj me Kanye West dhe tha se ishte ai që e nisi thashethemin se Kim pati një lidhje me Drake. Duke biseduar me të ëmën, Kris, ajo u shpreh:

“Ai (Kanye) e nisi thashethemin se unë po dilja me Drake, se po e tradhtoja me Drake gjatë gjithë martesës sonë. Ai më akuzoi publikisht. Personi që supozohej të më mbronte, më akuzoi publikisht se po e tradhtoja ndërkohë që isha e martuar me të”, tha Kim.

Ylli i “The Kardashians” foli edhe në podkastin“On Purpose with Jay Shetty” për martesën e saj me reperin dhe ndonëse nuk përmendi emër, sërish u kuptua se për kë po fliste. Kim u shpreh: “Nuk mund të detyrosh njerëzit të kenë bindjet e tua dhe t’i projektosh ato te dikush që mendon krejtësisht ndryshe nga ti”. 
 
Ajo shtoi: “Është normale që të kesh pikëpamje të ndryshme, kjo e bën botën të rrotullohet. Por, nëse nuk përputheni me të njëjtat vlera, morale dhe gjëra thelbësore, atëherë është mëse në rregull që të kuptosh se jeta është e shkurtër dhe se duhet të gjesh njerëzit që përputhen me ato që ti beson në të vërtetë. Nuk mund të presësh që njerëzit e tjerë të jenë atje ku je ti, në nivelin tënd”. 
 
Gjithashtu, ylli i “The Kardashians” theksoi se përfundimi i një marrëdhënie nuk e bën atë domosdoshmërisht një “lidhje të dështuar”, përkundrazi, nëse njerëzit kanë kaluar shumë vite së bashku, është kaq e bukur. 
 
Kardashian dhe West nisën të dilnin në vitin 2012 dhe 2 vite më vonë u martuan. Ata kanë 4 fëmijë së bashku: North, Saint, Chicago dhe Psalm. Në vitin 2021, Kim kërkoi divorcin dhe pas shumë polemikave, ndarja u finalizua në nëntor të vitit 2022, pasi të dyja palët ranë dakord për pronat dhe kujdestarinë e fëmijëve. 
 
Në jetën sentimentale, ndërkohë që Kim vijon të kërkojë dashurinë, Kanye West u martua në fillim të këtij viti me Bianca Censori, e cila ka punuar si dizajnere arktitekture për “Yeezy” prej vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco