Puthje e përqafime para publikut, momenti kur Sara i bashkohet Ledrit në skenë

Puthje e përqafime para publikut, momenti kur Sara i bashkohet Ledrit në skenë

15:51, 25/05/2023
A+ Aa A-

Të mërkurën, reperi Ledri Vula ka promovuar albumin e tij më të ri në ardhje, “1 Goat për ty”.

Në mesin e shumë miqve, të ftuarve VIP e disa fansave të tij, reperi i shumë hiteve të hip-hopit ka interpretuar live para audiencës disa nga këngët e tij të reja të albumit.

Përgjatë interpretimit të këngëve të ndryshme, atij iu bashkuan në skenë emrat e njohur si: Lumi B, Lyrical Son, Capital T, Buta, e të tjerë.

Por një nga momentet më të veçanta që ishte rezervuar për të në çastin kur partnerja e tij, Sara Hoxha, u ngjit në skenë bashkë me të gjatë këndimit të një prej këngëve.

Dyshja mund të shiheshin duke u përqafuar dhe ledhatuar me njëri-tjetrin, gjersa të gjithë sytë ishin nga ta.

Ky album dhe kjo mbrëmje është organizuar njëherësh për të shënuar edhe 20 vjetorin e karrierës së tij në hip-hop.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco