Në fillim Sara, tani Anxhela: Pse kaq shumë njerëz kanë probleme me kujtesën?

Në fillim Sara, tani Anxhela: Pse kaq shumë njerëz kanë probleme me kujtesën?

12:13, 19/05/2023
A+ Aa A-

Tema e humbjes së kujtesës u diskutua së fundmi nga Sara Hoxha, Anxhela Peristeri dhe ndjekës të tyre në rrjete sociale.

“Dua të di sa mama nga ju kanë probleme me memorien,” tha në Instagram Sara Hoxha. “Unë jam shumë rëndë. Jam aq rëndë sa njerëz të afërm më kanë thënë se nuk do të të tregojmë më sekrete sepse thonë që ‘ne të tregojmë një sekret dhe të themi mos i thuaj njeriu’. Unë, sa vjen dikush tjetër, i them: ‘Tregoja pak atë muhabetin që më tregove.’ Situata është e rëndë. Nuk e di domethënë, a e kam nga shtatzënia apo nga diçka tjetër. Unë mendoj që e kam nga shtatzënia edhe pse Poi po bën gati 3 vjeç. Diçka nuk shkon këtu.”

Po në Instagram, Anxhela Peristeri postoi: “Kam një problem serioz. A i ndodh njeriu tjetër përveç meje që ca njerëz nga e kaluara jo vetëm e largët, por edhe e afërt, ia fshin truri?”

Në lidhje me rastin e Sarës, studimet tregojnë se shtatzënia mund të ketë lidhje me rënien e aftësisë së kujtesës për shkak të luhatjeve intensive hormonale të shtatzënisë. Këto simptoma ndodhin në periudhën pas lindjes dhe madje mund të përkeqësohen për shkak të netëve pa gjumë dhe ndryshimeve të vazhdueshme hormonale. Simptomat zgjasin nga disa muaj deri në 1 vit pas lindjes.

Në rastin e Anxhelës, harresat janë një pjesë krejtësisht normale e jetës për të gjithë ne. Shumë kujtime të së kaluarës zbehen në mënyrë që truri të sigurojë “vend” për kujtime të tjera.

Harresat mund të shkaktohen nga stresi, depresioni, mungesa e gjumit ose problemet e tiroides. Shkaqe të tjera përfshijnë efektet anësore nga disa ilaçe, një dietë jo të shëndetshme ose mungesën e lëngjeve të mjaftueshme në trupin tuaj (dehidratim).

Humbja e kujtesës mund të jetë edhe një nga pasojat e post-Covid. Kjo gjendje njihet si "mjegull truri" dhe ka si simptoma problemet me kujtesën dhe përqendrimin.

Por kur mangësitë e kujtesës janë të vazhdueshme dhe pengojnë jetën e përditshme, ato mund të jenë një tregues se jeni duke përjetuar fazat e hershme të një çrregullimi të kujtesës. Për një diagnozë më të saktë, duhet të konsultoheni me një specialist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco