Luiz Ejlli shpallet fitues i Big Brother VIP Albania 2

Luiz Ejlli shpallet fitues i Big Brother VIP Albania 2

01:51, 07/05/2023
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, është kurorëzuar fitues i edicionit të dytë të spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Albania.

Ai ishte një nga banorët i cili u fut në nisje të kësaj aventure më datë 24 dhjetor 2022 dhe qëndroi plot 136 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Përgjatë gjithë këtij spektakli, ai u shqua si një fenomen më vete i këtij edicioni, duke thyer rekorde shikueshmërie dhe kërkimesh për të në rrjetet sociale.

Luizi ka qenë ndër personazhet më të përfolur të BBVA që nga fillimi, me situatat dhe dinamikat e shumta që ka arritur të krijojë brenda shtëpisë.

Përgjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 2, ai njohu edhe dashurinë e jetës së tij, moderatoren Kiara Tito me të cilën edhe u kurorëzua në natën finale.

Në finale ishin edhe artistja e makijazhit Efi Dhedhes, modeli Kristi Aliaj (Dragot) dhe moderatorja Deamishel Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco