Sheiku i Al Nassr: Më kanë mashtruar dy herë, njëherë me qebapë dhe kur firmosa me Ronaldon

Sheiku i Al Nassr: Më kanë mashtruar dy herë, njëherë me qebapë dhe kur firmosa me Ronaldon

15:18, 28/04/2023
A+ Aa A-

Presidentit i Al Nassr, Musalli Al-Muammar, thuhet se ka bërë deklaratën e papritur për zhgënjimin e tij nga futbollisti Cristiano Ronaldo, që po bën tashmë xhiron e rrjetit.

“Më kanë mashtruar vetëm dy herë. Herën e parë kur kërkova tre qebapë dhe më dhanë vetëm dy. Herën e dytë kur firmosa me Cristiano Ronaldon”.- ka thënë ai.

Të gjitha mediat sportive ndërkombëtare po flasin për zhgënjimin e presidentit nga futbollisti që s’e ka shfaqur siç pritej veten e tij, ndërkohë që ai ende s’i ka konfirmuar zyrtarisht fjalët.

Sheiku harxhoi 200 milionë euro për të sjellë Ronaldon në Arabi tek Al-Nassr, që humbi vendin e parë pas ardhjes së tij dhe ndodhet 6 pikë larg kreut, ndërsa portugezi ka shënuar vetëm 11 gola. Katër gola i ka shënuar vetëm në një ndeshje.

Ronaldo ende s’ka reaguar dhe të gjithë janë sy e veshë për përgjigjen e tij. Edhe kësaj here, në fundin e karrierës së tij, futbollisti mund të largohet me polemika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco