Çifti i ri i showbizit, modelja shqiptare në një lidhje me menaxherin e Malumës

Çifti i ri i showbizit, modelja shqiptare në një lidhje me menaxherin e Malumës

10:03, 27/04/2023
A+ Aa A-

Modelja e njohur shqiptare Anisa Mukaj prej kohësh jeton përtej oqeanit ku zhvillon karrierën e saj si modele. Por një detaj nuk dihej për bukuroshen shtatlartë, jeta e saj personale.

Prej kohësh, Anisa po shijon një romancë. Ajo është në lidhje dashurie me Miguel Lua, menaxherin e Maluma. Ka qenë vetë Anisa që ka publikuar një foto me Miguel duke i uruar ditëlindjen e duke i shprehur dashurinë.

Image

Miguel është prej kohësh në industrinë e menaxhimit të artistëve. Ai në vitin 2019 ishte listuar në Billboard në mesin e top producentëve premtues. Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka postuar shumë foto me Anisën duke i shprehur edhe dashurinë, teksa nuk kanë munguar edhe komente nga Maluma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco