Bora Zemani: Nuk është turp as të lidhesh në 'Big Brother', as të njohësh dikë në 'Përputhen'

Bora Zemani: Nuk është turp as të lidhesh në 'Big Brother', as të njohësh dikë në 'Përputhen'

15:37, 26/04/2023
A+ Aa A-

Bora Zemani ka reaguar pas deklaratës së Luizit, i cili e quajti “turp” një vajzë si Efi që ka marrë pjesë në “Përputhen”. Moderatorja e programit të dashurisë ka reaguar me një story në Instagram ku shkruan se nuk është turp as të njohësh dikë në “Përputhen” e as në “Big Brother” dhe se i vjen keq që në Shqipëri ende diskutohen të tilla gjëra.

“Më vjen keq që akoma edhe sot në këtë Shqipërinë tonë të vogël me probleme të mëdha, shoh që diskutohet me dy standarte edhe për gjëra fare normale. Efit i përmendet si TURP eksperienca e saj në Përputhen, si e vetmja “armë” për ta sulmuar kur nga ana tjetër edhe Kristi është bërë i njohur për publikun po prapë nga një program dashurie dhe nuk e sulmojnë me këtë, sepse Kristi ka të drejtë të zgjedhi mes 30 vajzave dhe familjes së tij nuk duhet tu vijë turp, ndërsa për Efin po, është turp!

Programe si Big Brother apo Përputhen janë të vështira si për konkurrentët edhe për ata që i prodhojnë, por çfarë i përket secilit është shumë e qartë. Produksionet kanë për detyrë të sjellin në vëmendje situata (të krijuara nga vetë konkurrentët) sa më të larmishme dhe interesante për të mbajtur publikun të mbërthyer pas ekranit por sesi i menaxhojnë këto situata konkurrentët, përcakton edhe rrugëtimin e tyre apo impaktin që lënë në publik.

Ka personazhe që zgjedhin lidhje romantike në Big Brother në kuadër të lojës ose jo, ashtu siç ka personazhe në Përputhen që tregojnë shumë më tepër dhe japin mesazhe më të forta sesa vetëm ndjenjat në Përputhen, në kuadër të lojës ose jo.

Pra nuk mund të themi që është turp të njohësh dikë në Përputhen dhe nuk është turp të lidhesh në Big Brother. Në fakt nuk është turp asnjëra madje është gjëja më e bukur kur kjo është e vërteta sepse kam bindje të plotë që publiku e përqafon shumë fort të vërtetën, gjithmonë!”, shkruan Bora.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco