Ç’bëri Taylor Swift pas ndarjes? Atë që bëjmë të gjitha ne!

Ç’bëri Taylor Swift pas ndarjes? Atë që bëjmë të gjitha ne!

10:32, 22/04/2023
A+ Aa A-

Taylor Swift mund të jetë e famshme dhe e njohur në mbarë botën, por pas ndarjes, reagon si të gjitha ne! I bën unfollow ish-it (ajo dhe gjithë miqtë e saj), mbledh gocat, del dhe argëtohet!

Disa kohë pas ndarjes miqësore nga Joe Alwyn, pas 6 vitesh lidhje, Taylor ka mbledhur skuadrën e saj, të përbërë nga: Gigi Hadid, Blake Lively dhe Alana, Danielle dhe Este Haim dhe bashkë kanë shkuar në një club privat, për të festuar.

Tay kishte veshur një fustan të zi, të shkurtër, kombinuar me këpucë. Iu kujtua dikujt tjetër “fustani i hakmarrjes” së princeshë Diana-s?


 
Më parë, të gjitha këto gocat dhe për më tepër, Ryan Reynolds dhe vëllai i Taylor, Austin, i bënë unfolloë Joe Alwyn (sepse si ne të thjeshtët qenkërkan edhe të VIP-at).
 
Taylor dhe Joe u ndanë pas 6 vitesh lidhje, me një vendim të përbashkët. Ata vendosën t’i jepnin fund lidhjes, për shkak të dallimeve të tyre që me kalimin e kohës, u bënë të pakapërcyeshme (sipas burimeve). Lajmi qarkulloi disa javë pasi dyshja i kishte dhënë fund raportit dhe shumë njerëz gjetën shpjegimin se pse Taylor kishte zëvendësuar një këngë dashurie me një këngë ndarjeje në listën e saj të albumit dhe se pse kishte qarë gjatë një performance në turneun “Eras”.

Por, pasi dikush e pyeti përmes një pankarte nëse ishte mirë, Tay bëri me shenjë se po, është mirë dhe duket se e ka marrë veten nga ndarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco