Depresioni dhe beteja për t'u bërë aktore. Kush është Ella Loudon vajza e aktorit Daniel Craig?

Depresioni dhe beteja për t'u bërë aktore. Kush është Ella Loudon vajza e aktorit Daniel Craig?

12:26, 21/04/2023
A+ Aa A-

Ella Loudon  me paraqitjen që bëri përkrah babait të saj Daniel Craig tërhoqi interesin e publikut dhe u bë temë në shumë media.

Image

Babai i saj i famshëm edhe pse luan një nga personazhet më ikonë të filmave të të gjitha kohërave, James Bond, jeton një jetë relativisht private.

Craig u bë baba për herë të parë 31 vjet më parë duke pasur një vajzë me gruan e tij të parë aktoren skoceze Fiona Loudon, Ella e cila është 31 vjeç. 

Çifti u divorcua në vitin 1994 pas dy vitesh martesë.

Pas divorcit të prindërve të saj, Ludon jetoi me nënën e saj në Londër dhe në moshën 11 vjeçare ajo mori pjesë në shfaqje shkollore.

Image

Më pas Ella Loudon u zhvendos në SHBA për të studiuar aktrim në Universitetin e Nju Jorkut. 

Megjithatë, ajo i braktisi studimet kur filloi të ndihej në depresion.

 "Ju mund të keni njerëzit më të mrekullueshëm rreth jush dhe ata ju duan shumë, por ju ende nuk i shihni të gjitha," tha Loudon për gazetën The Berkshire Eagle. 

“Isha plotësisht e verbër. Ndihesha kaq e vetmuar dhe e izoluar, por familja ime e vuri re dhe menjëherë mori masa dhe më ndihmoi”.

Image

Aktorja ka folur edhe për luftën e saj me disleksinë, gjë që e bën të vështirë për të mësimin e roleve. 

“Ka disa njerëz që thjesht mund ta kuptojnë atë. Nuk është një justifikim, por është diçka me të cilën luftoj”, shpjegoi Loudon.

Pavarësisht kësaj, ajo ka arritur të marrë role në disa produksione teatrore si dhe në filma të shkurtër si 'Trauma is a Time Machine dhe Maneater.'

Ndërsa babai i saj është aktori Daniel Craig, ajo punon shumë për të bërë rrugën e saj në botën e aktrimit. 

Loudon është fokusuar kryesisht në teatër vitet e fundit, duke u shfaqur në disa prodhime të Shakespeare & Company, duke përfshirë Cymbeline dhe Macbeth. 

Loudon tani e ndan kohën e saj mes Nju Jorkut dhe Los Anxhelosit. 

Ashtu si babai i saj, ajo nuk është e interesuar për famën. 

Loudon është shprehur se ajo planifikon të jetojë një jetë relativisht të thjeshtë pasi babai i saj ka thënë se nuk ka ndërmend t'u lërë një trashëgimi fëmijëve të tij - e cila përfshin vajzën e tij më të vogël me gruan e dytë Rachel Weisz . 

"Ëndrra ime përfundimtare është paksa klishe: Unë thjesht dua të kem shtëpinë time, të kem pula, të kem dikë që dua dhe më pas, në një moment, të kem fëmijë," është shprehur Loudon.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco