Çmimi i madh në Big Brother VIP do të shtohet me 10 mijë euro, ja kushti që i ka vendosur Vëllai i Madh banorëve

Çmimi i madh në Big Brother VIP do të shtohet me 10 mijë euro, ja kushti që i ka vendosur Vëllai i Madh banorëve

09:02, 17/04/2023
A+ Aa A-

Çmimi i madh brenda shtëpisë së Big Brother VIP do të mund të shtohet me 10 mijë euro, pasi Vëllai i Madh u dha një mundësi banorëve për të rikuperuar paratë e humbura më herët.

Por që kjo të realizohet, ata duhet të plotësojnë një kusht, që ishte i shkruar brenda zarfit që mbërriti në shtëpi.

Ata janë vendosur përballë një sfide, ku me shumicë votash dy prej tyre do të shkojnë në burg e ti bashkohen katër të burgosurve, me afat të pa caktuar deri në një njoftim të dytë.

Nëse banorët pranojnë, çmimit të madh do t’i shtohen dhjetë mijë euro, e nëse jo do humbasin dhjetë mijë euro të tjera.

E nëse ata do të dëshirojnë t’i shtojnë njëzet mijë euro çmimit të madh, duhet të shkëmbehen katër prej tyre me katër të burgosurit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco