Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Princ Harry dhe Meghan Markle po divorcohen?!

Princ Harry dhe Meghan Markle po divorcohen?!

10:58, 15/04/2023
A+ Aa A-

Kanë rinisur lajmet se princ Harry dhe Meghan Markle do të divorcohen pas kurorëzimit të mbretit Charles.

Që kur Pallati Buckingham konfirmoi se princ Harry do të marrë pjesë i vetëm në kurorëzimin e babait të tij, duke lënë pas Meghan Markle dhe dy fëmijët e tyre, thashethemet për një ndarje janë rikthyer. Ka muaj që raportohet për ndarjen e tyre.

E ndërsa ky do të jetë takimi i parë i princit Harry me familjen mbretërore pas publikimit të “Spare” të shumëlavdëruar, In Touch Weekly raporton prej disa ditësh se çifti tashmë ka vendosur të ndahet.

Thuhet se dyshja thjesht presin që ceremonia e kurorëzimit të mbretit të përfundojë përpara se ta bëjnë atë.

Madje thuhet se ajo e kishte informuar për qëllimin e saj për t’u divorcuar menjëherë pas marrjes së fronit nga mbreti Charles. Nuk janë të paktë ata që e shohin çiftin e dashur në prag të ndarjes pas autobiografisë së princit Harry.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco