'Nuk do na lejojnë kurrë', Margot Robbie lexoi skenarin e 'Barbie' dhe kishte vetëm një mendim në kokë

'Nuk do na lejojnë kurrë', Margot Robbie lexoi skenarin e 'Barbie' dhe kishte vetëm një mendim në kokë

11:55, 13/04/2023
A+ Aa A-

Pas trailerit të parë të “Barbie”, roleve të shkëlqyera kryesore të transmetuara nga Helen Mirren dhe posterave të rinj, Margot Robbie së fundmi tregoi se cili ishte reagimi i saj i parë,  kur lexoi skenarin.

Pas shumë ndryshimeve, vonesave dhe shtyrjeve, Warner Bros. njoftoi gjatë CinemaCon 2022 në Las Vegas se filmi me aktoren Margot Robbie dhe me regji të Greta Gerwig do të vijë në kinema më 21 korrik 2023.

“Kur lexova për herë të parë skenarin e Barbie, reagimi im ishte, ‘Oh, është shumë mirë. Sa turp që nuk do ta shohë kurrë dritën e ditës’,” tha Robbie në Bafta, duke shtuar: “Edhe pse nuk do të na lejojnë kurrë, ne do e bëjmë këtë film”.

Historia e adaptimit filmik të Barbie filloi në vitin 2014. Sony fillimisht kishte marrë përsipër prodhimin, me Amy Schumer në rolin kryesor, e cila u largua për shkak të një ndryshimi në program. Në verën e vitit 2017 Anne Hathaway u njoftua si zëvendësuese. Sony më pas u tërhoq, duke i lënë hapësirë Warner-it për të rifilluar prodhimin.

Kasti përfshin emra si America Ferrera, Simu Liu, Issa Rae, Kate McKinnon, Michael Cera, Emma Mackey, Ncuti Gatwa, Emerald Fennell, Alexandra Shipp, Kingsley Ben-Adir, Hari Nef, Ariana Greenblatt, Sharon Rooney, Scott Evans, Rhea Pearlman dhe Will Ferrell. Mbetet të presim deri më 21 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco