Njerëzit fajësojnë Beyoncé -n për albumin e Chlöe Bailey: Pse?

Njerëzit fajësojnë Beyoncé -n për albumin e Chlöe Bailey: Pse?

14:22, 12/04/2023
A+ Aa A-

Pasi Chlöe Bailey publikoi albumin e saj “In Pieces” dhe shiti vetëm 10,000 njësi albumi, fansat iu drejtuan rrjeteve sociale për të fajësuar mentoren e saj, Beyoncé-n, për faktin që nuk promovoi albumin në internet.

Njësi albumi - me transmetimin e muzikës online, në ditët e sotme, llogaritja e shitjeve të albumeve bëhet disi më e vështirë. Billboard llogarit që 1,500 transmetime këngësh të një albumi llogaritet si një shitje albumi.

Chlöe dhe motra e saj më e vogël, Halle Bailey, kanë nënshkruar me Parkwood Entertainment, kompani që u themelua nga Beyoncé në vitin 2008.

“Beyoncé, fjalë për fjalë, e urren atë. Ha ha ha nuk bëri asgjë. As një këngë bashkëpunim me të. As nuk foli për të gjatë turneut të saj. Chlöe duhet të largohet nga label-i,” shkroi dikush.

“Beyoncé mund ta kishte postuar të paktën albumin e Chloe Bailey-t në Instagram. Dua të them, a nuk është artistja që menaxhon ti?” tha një tjetër.

“Nuk dua të jem qesharak, por me të vërtetë dua të di se cili ishte qëllimi i Beyoncé-s që mori në menaxhim Chloe-n? Thjesht që ta kishte në kontroll? Që ta kishte poshtë vetes? Nuk e kuptoj, sepse si e lejon artisten tënde që të publikojë një album dhe nuk e mbështet?” lexohet në një tjetër koment.

Publikisht Beyoncé nuk e ka mbështetur Chloe, por të paktën në prapaskenë i ka dhënë këshilla. "[Beyoncé] e dëgjoi albumin," tha Chloe për ET në fillim të këtij muaji. “Ajo më dha këshilla për të përpara se ta publikoja."

“E dua shumë,” shtoi ajo. “I jam jashtëzakonisht shumë, shumë mirënjohëse asaj për gjithçka.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco