Dorëzohet vetë! Vrasësi i Pop Smoke pranon fajësinë, ja çfarë dënimi mori

Dorëzohet vetë! Vrasësi i Pop Smoke pranon fajësinë, ja çfarë dënimi mori

11:55, 08/04/2023
A+ Aa A-

Një nga të akuzuarit për vrasjen e reperit Pop Smoke ka pranuar fajësinë për krimin. Personi në fjalë i cili ishte 17 vjeç në kohën e vrasjes, u deklarua fajtor për vrasje vullnetare.

Gjykatësi J. Christopher Smith e dënoi të pandehurin, i cili tani është 20 vjeç, me katër vjet e dy muaj në një institucion për trajtimin e të miturve, për shkak të statusit të tij si i mitur në kohën e krimit.

Tre persona të tjerë janë akuzuar gjithashtu për vdekjen e Pop Smoke (emri i vërtetë i të cilit është Bashar Barakah Jackson) pasi ai u qëllua për vdekje më 19 shkurt 2020, gjatë një grabitjeje.

Kujtojmë që reperi i njohur amerikan Pop Smoke, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij. Sipas policisë së Los Angeles-it në atë kohë, disa burra të maskuar hynë në pronën e tij në Hollywood Hills dhe qëlluan me armë 20-vjeçarin.

Ai u dërgua menjëherë në qendrën mjekësore “Cedars-Sinai” në West Hollywood por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco