Publikohet kasti i 'Isola Dei Famosi' në Itali, a është pjesë e saj Ilir Shaqiri?

Publikohet kasti i 'Isola Dei Famosi' në Itali, a është pjesë e saj Ilir Shaqiri?

09:44, 01/04/2023
A+ Aa A-

“Isola de Famosi” është një ndër spektaklet më të ndjekur në Itali e jo vetëm. Pak ditë më parë, balerini dhe fituesi i “Big Brother Vip Albania 1”, Ilir Shaqiri u shpreh në “Më ler të flas” se është në bisedime e sipër për t’u bërë pjesë e kastit.

Së fundmi është publikuar lista dhe konkurrentët e vihet re se emri i Ilirit nuk është.

Konkurentët që do marrin pjesë në format, janë: Marco Mazzoli, Paolo Noise, Marco Predolin, Christopher Leono, Cristina Scuccia, Claudia Motta, Andra La Cicero, Gian Maria Sainato, Helena Prestes, Pamela Camassa, Corinne Clery,Nathaly Caldonazzo, Fiore Argento.

Moderatorja do të jetë Ilary Blasi, opinionist Enrico Papi dhe Vladimir Luxurie, i dërguari në terren do jetë Alvin.

Image

Kujtojmë se Iliri u shpreh se është në bisedime e sipër.

“Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show“, u shpreh në atë kohë Iliri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco