'Friends' theu shikueshmërinë në vitet ’90! Sot Jennifer Aniston mendon ndryshe: Mund të duket ofendues

'Friends' theu shikueshmërinë në vitet ’90! Sot Jennifer Aniston mendon ndryshe: Mund të duket ofendues

14:14, 31/03/2023
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka një mendim ndryshe kur mendon sesi shihet sot seriali ku ajo ka luajtur vite më parë, “Friends”. Kjo temë, u hap kur aktorja po promovonte filmin e saj të ri të Netflix “Murder Mystery 2”, me aktorin Adam Sandler.

“Komedia ka evoluar, filmat kanë evoluar”, tha Aniston në Paris, ku po zhvillohet filmi, duke vijuar më tej:

“Tani është pak e ndërlikuar sepse duhet të jesh shumë e kujdesshme, gjë që e bën vërtet të vështirë për humoristët, sepse bukuria e komedisë është se ne tallemi me veten, tallemi me jetën”

Ajo preku gjithashtu se sa shumë ka ndryshuar kultura që nga debutimi i “Friends” në vitin 1994.

“Ka një brez të ndryshëm njerëzish, fëmijë, të cilët tani nëse i shikojnë episodet e “Friends” i konsiderojnë ato fyese. Kishte gjëra që nuk ishin kurrë të qëllimshme por duhen menduar mirë. Nuk mendoj se kishte një ndjeshmëri si tani.”

Mungesa e diversitetit të emisionit ka qenë prej kohësh një temë e nxehtë, shkruan CNN. Nuk dihet edhe nëse kolegët e tjerë të Aniston ndajnë të njëjtin mendim me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco